Gjendet trupi i pajetë i një burri pranë shkollës 9-vjeçare

TIRANA- Lidhur me gjetjen e një kufome ditën e sotme në kryeqytet, kanë mbërritur dhe detajet e para nga autoritetet. Mësohet se trupi i përket një 75-vjeçari me inicialet I. T. Ndërkohë nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Gjithashtu njoftohet se grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 03.09.2024, rreth orës 09:45, në rrugën “Gjergj Legisi”, është gjetur i dekompozuar, trupi i pajetë dyshohet i shtetasit I. T., 75 vjeç.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.