Gjendet një trup i pajetë pranë trafikndarësve në autostradë! Dyshohet se mund të jetë përplasur nga makina

Lezhë-Një trup i pajetë, ende i paidentifikuar është gjetur mëngjesin e kësaj të enjte (6 mars) nga punonjësit e mirëmbajtjes së rrugëve.

Ata kanë gjetur viktimën gjatë punës rutinë që kryejnë në këtë aks dhe menjëherë kanë lajmëruar policinë.

Konkretisht trupi është gjetur pa shenja jete në kryqëzimin ku ndahen aksi i rrugës së Kombit me segmentin drejt Lezhës, pranë trafikndarësve.

Paraprakisht dyshohet se viktima mund të ketë humbur jetën si pasojë e përplasjes nga automjetet, por gjithsesi pritet kryerja e autopsisë për të përcaktuar shkaqet e vdekjes së tij.