Gjendet një pjesë trupi njeriu në afërsi të fshatit Xarrë, policia “blindon” zonën

Policia ka zbuluar një pjesë trupi njeriu në afërsi të fshatit Xarrë në Bashkinë Konispol.  Bëhet me dije se trupi ishte i groposur, por jo i dekompozuar plotësisht pasi në të kishte ende inde.

Policia po vijon hetimet në lidhje me ngjarjen.

Pjesa e trupit është dërguar në morgun e qytetit në pritje të ekspertizës mjeko-ligjore nga specialistë që pritet të mbërrij në Tiranë.