Një granatë e pashpërthyer është gjetur ditën e sotme në fshatin Kamaras. Mësohet se granata është gjetur në një ndërtesë që shërben si shtëpi funerali.
Ndërkohë që në vendngjarje kanë mbërritur forcat xheniere të RENEA-s, të cilët aktualisht po merren me çmontimin dhe neutralizimin e granatës. Granata është gjetur në tarracën e biznesit të Arber Salës, i cili njihet si person i rregullt.
