Gjendet i pajetë në kasollen e bagëtive 60-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Elbasan, ku më datë 17 qershor 2025, është gjetur i pajetë shtetasi B. M., 60 vjeç, në kasollen e bagëtive.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se ai është vetëvarur. Burime nga policia bëjnë me dije se viktima vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Materialet i janë referuar Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme.