Rreth orës 19:15, në fshatin Portëz, në Fier, një 40-vjeçar dyshohet se i ka dhënë fund jetës në banesën e tij.
Sipas informacionit paraprak, shtetasi me inicialet T. H. dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu.
Arma e përdorur është sekuestruar nga autoritetet në cilësinë e provës materiale, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Hetimet vijojnë për të dokumentuar ligjërisht rastin dhe për të sqaruar çdo element që lidhet me këtë ngjarje të rëndë.
Fier/ Informacion paraprak
Rreth orës 19:15, në fshatin Portëz, Fier, dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu, në banesën e tij, shtetasi T. H., rreth 40 vjeç.
Arma u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.













