Gjendet një person i pajetë në shkurret buzë rrugës “Njazi Meka” në zonën e Alliasit në Tiranë.
Paraprakisht dyshohet se i ndjeri është i pastrehë dhe se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Banorët e zonës kanë njoftuar policinë, që ndodhet tashmë në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
“Rreth orës 13:20, në rrugën “Njazi Meka” është konstatuar pa shenja jete një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 60 vjeç. Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune.
Grupi hetimor punon për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetes dhe identifikimin e tij”, bën me dije policia.
