Personaliteti i njohur i jetës publike në Britani, Ghislaine Maxwell u shpall fajtore të mërkurën nën akuzat se joshte vajza mitura që abuzoheshin seksualisht nga milioneri Jeffrey Epstein. Juria e shpalli atë fajtore për pesë nga gjashtë akuzat me të cilat përballej, përfshirë trafikim seksual të të miturve. Epstein, një dhunues seksual i dënuar, vdiq në vitin 2019, ndërsa ishte në një burg në Manhattan.
Ghislaine Maxwell përballet me vite burg pasi u dënua për joshjen e vajzave adoleshente për t’u abuzuar seksualisht nga milioneri i amerikan Jeffrey Epstein.
Vendimi i shpallur të mërkurën, i dha fund një gjyqi njëmujor ku u paraqitën akuza për shfrytëzim seksual të vajzave deri në moshën 14-vjeçare.
Avokatët e Maxwellit thonë se do ta apelojnë vendimin dhe kanë besim se ajo do të shfajësohet.
“Ne besojmë fuqimisht në pafajësinë e Ghisliane-it. Natyrisht, ne jemi shumë të zhgënjyer nga vendimi. Kemi filluar tashmë punën për apelimin dhe jemi të bindur se ajo do të shfajësohet”, tha avokatja mbrojtëse Bobbi Sterheim.
Juria diskutoi për pesë ditë të plota përpara se të shpallte Maksuellin fajtore për çdo akuzë, përveç njërës. Me sicilën prej akuzave që shoqërohet me dënim nga 5 në 40 vjet burg, ajo mund të kalojë vite të tëra në burg.
