Gëllditi telefonin “Nokia” që të mos ia merrnin policët/ Shqiptari shëndosh e mirë pas operimit

Një ngjarje jo e zakontë ndodhi disa ditë më parë në Kosovë, ku një 33-vjeçar ka shkuar në spital duke u kërkuar mjekëve ndihmë për t’i nxjerrë nga barku celularin e gëllditur.

Mediat vendase të Kosovës kanë bërë të ditur 33-vjeçari me iniciale A.A., ka qenë i burgosur në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë dhe e kishte gëlltitur telefonin për mos t’ia dhënë policëve.

Shtetasi A.A., nga Fushë Kosova, është i dënuar me katër vjet burgim për kryerjen e veprës penale “Vjedhje e rëndë” dhe më datën 30.08.2021, ka kërkuar ndihmë mjekësore nga stafi i sigurisë së burgut duke deklaruar se ka gëlltitur një telefon.

“I burgosuri në fjalë ka treguar se e ka gëlltitur telefonin mobil dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore, i cili menjëherë është dërguar në Spitalin Rajonal Mitrovicë për trajtim, i është bërë fotografimi”, ka deklaruar Florent Gashi, zëdhënës në Shërbimit Korrektues të Kosovës.

“Më pas ai është nisur menjëherë për në SHSKUK”,- ka shtuar Gashi.

Mjekët gastronologë kanë nxjerrë pa operacion celularin e tipit “Nokia”, të ndarë në tri pjesë, me rrugë endoskopike, pa e prerë lukthin.

“Pamë që ishte telefoni i ndarë në pjesë tri pjesë. Nga të gjitha këto pjesë bateria është më e rrezikshme sepse mund të shpërthente. Nuk e kemi operuar por me rrugë endoskopike, nga goja e kemi nxjerrë telefonin”, ka thënë Skender Telaku, gastroenterolog në QKUK