“Ngërçi” i ekstradimeve me Dubain, Ministria e Drejtësisë gati 3 draft-marrëveshje, pritet t’i propozohen EBA-ve
Ministria e Drejtesise i ka dërguar Ministrise se Jashtme tre drafte për të iniciuar me Dubain marrëveshje për ekstradimin e të dënuarve, transferimin e tyre dhe marrëveshje për bashkëpunim në fushën penale.
Në këtë mënyrë tentohet të zgjidhet çeshtja e ekstradimeve në Dubai, ku kohët e fundit është hasur në veshtirësi kryesisht nga SPAK që të ekstradojë eksponentë të krimit nga Emiratet e Bashkuara drejt vendit tonë.
Kujtojmë se në Dubai jetojnë të lirë shumë të kërkuar të drejtësisë shqiptare, të cilët nuk janë ekstraduar drejt vendit tonë për shkak të mungesës së kësaj marrëveshjeje.
