Furgoni përplas për vdekje drejtuesin e motorit

Një aksident tragjik ndodhi këtë mëngjes në Lezhë.

Pranë mbikalimit Ishull- Lezhë, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin me iniciale M. M., u përplasur me një motomjet. Përplasja rezultoi fatale për drejtuesin e motorit, 56-vjeçarin Pavlin Ndoj. Për shkak të plagëve të rënda, ai ndërroi jetë në spital.

Si pasojë e përplasjes drejtuesi i motomjetit Pavlin Ndoj, ka ndërruar jetë në spital.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit, u shoqërua në komisariat, ndërsa ka nisur hetimi për zbardhjen e aksidentit.

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 07:00, tek mbikalimi ‘Ishull- Lezhë, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin M. M., është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin P. N.,

Si pasojë e përplasjes drejtuesi i motomjetit shtetasi P. N., ka ndërruar jetë në spital.

Drejtuesi i automjetit, u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkakun e aksidentit.