LEZHË- Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme në aksin Lezhë-Laç. Mësohet se nga aksidenti ka humbur jetën një person. Sipas raportimeve një furgon ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit.
Më tej bëhet me dije se pasagjerët që ndodheshin në furgon ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes.