“Funar Fest” bën bashkë turistë, vendasit kanë braktisur zonën

Screenshot

Funari, ky destinacion më i ri turistik në territorin e bashkisë Elbasan po merr gjithmonë e më shumë vëmëndje.
“Funar Fest” tashmë është kthyer në një festë tradicionale duke I mëshuar vlerave të traditës, ushqimeve dhe natyrës piktoreske. Në këtë organizim nuk kanë munguar as vizitor të trevave shqiptare. Ndërkohë qe vendasit thonë se problem mbetet shpopullimi i zonës.

”Turistët janë shtuar shumë, por kemi shpopullim të zonës. Njerëzit kanë ikur, por besoj se do kthehen, me pak investim nga qeveria”- u shpreh një banor.

Screenshot

“Natyra këtu është shumë e bukur, ka shumë për të vizituar”- thotë një turiste.

Ndërkohë vendasit kanë filluar të eksploronë mundësi të reja për të siguruar të ardhura nga turizmi. Artani është një prej tyre që ka vendosur në dispozicion kuaj për hipizëm.

“Ne ofrojmë hipizëm, xhiro rreth liqenit apo edhe guida rreth 1 orë në këtë natyrë të mrekullueshme. Turistëve i pëlqen shumë dhe largohen të kënaqur”- u shpreh ai.

Adem Qoku një ndër kuzhinierët më të vjetër të Elbasanit vendosi ditën e sotme të promovojë gatimet tradicionale duke theksuar rëndësinë e kuzhinës në ofertën turistike.

Screenshot

Edhe pse rruga është përmirësuar dhe tashmë ka një pikë qëndrimi me fonde të donatorëve të huaj, kërkohen edhe më shumë shërbime në mënyrë qe te shtohen vizitoret në këtë pikë turistike si dhe të ofrojë krijimin e mundësive që vendasit të rikthehen.