Fredi Beleri mbërrin në KQZ, vendoset sot për heqjen ose jo të mandatit si kryebashkiak i Himarës

Fredi Beleri është shoqëruar me makinën e burgjeve në KQZ ku do të vendoset nëse do ti hiqet mandati I kryetarit të bashkisë së Himarës.

Ai është shoqëruar nga forcat e policisë së burgjeve nga burgu i Fierit ku dhe vuan dënimin.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shtyu për sot shqyrtimin në lidhje me mandatin e Fredi Belerit, i cili u dënua përfundimisht nga Apeli me 2 vite burgim për blerje votash në Himarë.

Beleri kërkoi që të ishte i pranishëm në këtë mbledhje për të dhënë argumentet e tij dhe kërkesa u pranua dje nga Ilirjan Celibashi.

Avokatja e Fredi Belerit ka mbajtuyr fjalën e para në seancë ku po shqyrtohet vlefshmëria e mandatit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës.

Ajo u shpreh se është e paqartë mënyrë sesi KQZ është vendosur në lëvizje, pasi sipas saj rezulton se ka qenë kërkesa e një personi të vetëm.

Avokatja shtoi më tej se janë organe të tjera që vendosin për mandatin e Belerit, pasi sipas saj KQZ nuk e ka këtë kompetencë.

Avokatja: Procedura e ndjekur nga KQZ konfuze. Nuk ka qartësi, jeni vendosur në lëvizje kryesisht, apo nga një individ. Sipas projektvendimit rezulton te jetë në lëvizje nga shtetasi Eugen Likaj. Nuk ka asnjë të dhënë ku banon, me çfarë cilësie i drejtohet KQZ, mosha, s’ka as kartë identiteti. Firmat e zgjedhësve të tjerë që ti drejtohet KQZ. Pr.vendimi s’ka dispozita të caktuara që të na jepet mundësia të kuptojmë. KQZ vendoset në lëvizje nga një shtetas vetëm ne periudhë zgjedhore, nuk jemi. S’ka asnjë depozitë të Kodit Zgjedhor që i jep të drejtë që në këtë fazë që është procesi i Belerit nga ana e KQZ të merren iniciativa të tilla. KQZ mund të kryejë verifikim të tillë vetëm bazuar në të dhënat e formularit të dekriminalizimit asnjë e dhënë jashtë formuarit s’mund të merret në verifikim nga KQZ, procedura është e pavlefshme, keni kaluar kompetencat që u parashikon ligji, kërkojmë pushimin e procedurës’ tha avokatja.

Celibashi: Pra ju po thoni se i mungon shkaku që KQZ të vendosë në lidhje me mandatin, kështu?

Avokatja: Janë organe të tjera që vendosin, ju keni kaluar procedurat.