Fredi Beleri kërkon lirimin nga qelia. Avokatët: Duhet të betohet. Ministri grek: Shqipëria do ta paguajë shtrenjtë!

GREQI- Një kërcënim vjen nga Greqia për çështjen Beleri. Ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale në Greqi, Adonis Georgiadis u tregua i ashpër gjatë një deklarate teksa po fliste për zhvillimet që po ndodhin në vendin tonë, e që kanë lidhje me arrestimin e kryebashkiakut të Himarës, Fredi Belerin. Ai paralajmëroi Shqipërinë me një gjuhë të ashpër nëse nuk bëhet betimi i Belerit, Shqipëria do të ketë pasoja për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

“Ta harrojë paratë nga BE nëse pengon betimin e Beleri. Shqipëria do të harrojë paratë nga Europa nëse Fredi Beleri nuk betohet si kryebashkiaku i Himarës. Shqipëria do paguajë çmim shumë të lartë nëse vazhdon të shkelë të drejtat e grekëve.”- tha ministri i Punës në Greqi.

TIRANË- Shqyrtimi i kërkesës për lirimin e Fredi Belerit, i depozituar bë gjykatën e posaçme nga avokatët, do të shqyrtohet sot. Trupit gjykues i kërkohet ta zëvendësojë arrestin me burg me një masë tjetër në liri, duke i mundësuar Fredi Belerit betimin si kryebashkiak i zgjedhur nga qytetarët e Himarës.

Sipas avokatëve, kjo e drejtë i mohohet Belerit nëse ai nuk lirohet deri në mesin e muajit shtator kur ai humb mandatin.

Fredi Beleri mbahet në arrest prej 12 majit të këtij viti pasi u arrestua për blerjen e votave të 8 qytetarëve kundrejt 40 mijë lekëve. Gjykatat kanë refuzuar disa kërkesa të tij për lirim ndërsa autoritetet greke kanë dënuar arrestimin