TIRANË- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e Alliasit në Tiranë. Pas një konflikti për motivë të dobëta, 38-vjeçari Korado Teodori ka plagosur në këmbë 31-vjeçarin Sandrino Baci.
Ky i fundit ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori është shpallur në kërkim dhe policia po punon për kapjen e tij.
Po ashtu kanë dalë dhe pamjet e para nga vendi i ngjarjes. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
