Florian Saraçi është 17 vjeçari që ndërroi jetë mesditën e djeshme në qytetin bregdetar të Durrësit, teksa ishte në orën e fiskulturës me shokët dhe shoqet e gjimnazit.
I riu ka pësuar arrest kardiak dhe fatkeqësisht ka mbyllur sytë në moshën më të bukur.
“Djali yne, nipi yne Flori iu bashkua zotit ne moshen me te bukur”, shkruan gazaetari Romir Saraçi, duke njoftuar miq dhe të njohur se ceremonia e përcjelljes së 17 vjeçarit në banesën e fundit, do të bëhet sot, në orën 15:00, në varrezat e reja në Durrës.
Edhe Policia e qytetit bregdetar njoftoi dje se vdekja e Florian Saraçit ka ardhur nga shkaqe natyrale.
Megjithatë grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Njoftimi i policisë:
Rreth orës 15:15, në ambientet e një shkolle të mesme në Durrës, një 17-vjeçar, gjatë kohës që ndodhej në palestër, është ndjerë keq dhe ka humbur ndjenjat.
Menjëherë është transportuar me ambulancë për ndihmë mjekësore, por ka ndërruar jetë.
Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale (arrest kardiak).












