Flori Mumajesi pret të bëhet baba? Fotoja që po ‘çmend’ rrjetin

Këngëtari i njohur Flor Mumajesi ka postuar një foto në insta-story duke krijuar ‘tërmet’ në rrjetet sociale. Bëhet fjalë për një souvenir druri ku gjendet i gdhendur një vogëlush teksa fle, portret që Flori e ka shoqëruar me një ‘zemër’ emoji në postimin e tij.

Fansat, ashtu si edhe mediet rozë, prej kohësh kanë hedhur dyshime të forta mbi një atësi të mundshme të Florit, ndonëse ende nuk njihet se kush është partnerja e artistit.

Zërat se Mumajesi do bëhet baba për herë të parë sa vijnë e shtohen, por engima do të vazhdojë deri në një pohim ose mohim të këtij lajmi nga vetë këngëtari.