Me flamuj kombëtarë, pankarta dhe thirrje për ndryshim, protestuesit marshuan në rrugët e Tiranës pas përfundimit të tubimit para Kryeministrisë.
Gjatë marshimit, pjesëmarrësit kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë, ndërsa brohoritën vazhdimisht: “Rama, jep dorëheqjen!”.
Protestuesit deklaruan se do të vijojnë mobilizimin edhe në ditët në vijim, duke theksuar se synojnë një “Shqipëri të re” përmes protestave qytetare.




