Flakët përfshijnë pavionin e kirurgjisë në spitalin e Shkodrës,shkak dyshohet lënia ndezur e ngrohëses në dhomën e mjekut

Pavioni i kirurgjisë së spitalit të Shkodrës është përfshirë nga flakët. Mësohet se zjarri ka rënë në dhomën e një prej mjekëve.

Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Në momentin e zjarrit, pacientët dhe stafi mjekësor i infermierëve janë zhvendosur në një mjedis të sigurt të spitalit dhe nuk kanë probleme.

Paraprakisht dyshohet se shkak për zjarrin mund të jetë bërë një ngrohëse elektrike në dhomën e mjekut, e cila është lënë ndezur dhe dyshohet se ka shkaktuar një shkëndijë.