Fier – Një banesë ku jetonte një 71-vjeçare është djegur plotësisht nga zjarri mbrëmjen e kësaj të premteje.
Fatmirësisht e moshuara e identifikuar me inicialet I.M., nuk është dëmtuar nga flakët dhe raportohet vetëm për dëme materiale.
Informacion paraprak:
Rreth orës 20:00 në fshatin Frakull e Madhe, në banesën e shtetasit I. M., 71 vjeç, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht. Nuk ka dëme në njerëz.
Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit ka qënë aksidental nga soba e drurëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
