Familjarët gjejnë të pajetë në makinë djalin 29-vjeç

Tiranë, 16 Korrik 2025 – Një ngjarje e rëndë është konstatuar sot në zonën e Astirit, ku është gjetur pa shenja jete një 29-vjeçar në parkimin e pallatit ku banonte.

Sipas informacioneve paraprake nga Policia e Tiranës, trupi i pajetë i shtetasit E. D. është zbuluar nga familjarët e tij brenda automjetit personal. Nga këqyrja e parë në vendngjarje, nuk janë konstatuar shenja të dukshme dhune.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për të sqaruar rrethanat dhe shkakun e vdekjes.

Më shumë informacion pritet të bëhet i ditur pas përfundimit të ekspertizës mjeko-ligjore dhe hetimeve të mëtejshme.