Familja Haxhiraj në zi! Gardisti që qëlloi veten me armën e shërbimit është vëllai i këngëtares së njohur

TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë. Punonjësi i Gardës së Republikës, Henri Haxhiraj qëlloi veten me armë zjarri. 37-vjeçari ndërroi jetë në spital disa orë pas ngjarjes.

Sipas raportimeve, gardisti është vëllai i këngëtares së njohur Sheila Haxhiraj. Kjo e fundit në profilin e saj në rrjetet sociale ka vendosur edhe shiritin e zi, ndonëse nuk ka pasur asnjë postim apo reagim tjetër.

FOTO/ Familja Haxhiraj në zi! Gardisti që qëlloi veten me

Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e sotme, 15.10.2024, në zonën e Qytet Studenti, ku Haxhiraj qëlloi veten me armën e shërbimit, teksa ishte në banesë.