Familja e Liridonës kërkon zhvarrosjen e trupit të 30-vjeçares nga fshati i bashkëshortit që dyshohet se urdhëroi vrasjen

KOSOVË- Familjarët dhe fëmijët ditën e sotme i kanë dhënë lamtumirën e fundit Liridona Murselit në fshatin Cërmanjë të Gjakovës, që është fshati ku banon familja e bashkëshortit, Naimit.

Ky i fundit është arrestuar si porositësi i vrasjes.

Pas ngjarjeve të fundit familja Ademaj, që është familja e Liridonës, kërkon zhvarrosjen e vajzës së tyre në mënyrë që ta varrosin në fshatin e tyre.

Gjithashtu në pranga ka përfunduar edhe nipi i Naim Murselit, pjestar i FSK-së, i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasje dhe Granit Plava është arrestuar si autor i ekzekutimit të 33-vjeçares.

Autori i vrasjes është bashkëfshatar i Naim Murselit dhe është paguar nga ai për të kryer ekzekutimin. Plava ka pranuar veprën dhe ka deklaruar se Murseli i ka dhënë 30 mijë euro për ta kryer aktin e vrasjes.