“Është lloj droge”, SMS-ja e mësuesve ngre ALARMIN për “çamçakëzin” që përgjum fëmijët në shkolla e Tiranës!

Policia ka nisur verifikimet pas denoncimit në rrjetet sociale për çamçakëzin që përgjum fëmijët në shkolla.

Raportohet se mësuesja e një shkolle 9-vjeçare në Tiranë ka lajmëruar prindërit e nxënësve të një klase, pasi është identifikuar një substancë që ka formën e një çamçakëzi dhe që përdorej nga disa fëmijë.

Mësuesja ka konstatuar se nga përdorimi i këtij “çamçakëzi” fëmijët pësojnë një gjendje përgjumjeje dhe është e dëmshme.

Pas denoncimit në rrjete sociale, policia ka nisur menjëherë verifikimet.