Ertjon Kofsha merr medaljen e bronztë në shkëputje, renditet i 5-ti në dygarësh…

SPANJE – Peshëngritja shqiptare duket se ka filluar të marrë frytet nga brezat e rinj që po vijnë menjëherë pas dy emrave më të suksesshëm të historisë së peshëngritjes shqiptare si Briken Calja dhe Erkand Qerimaj.

Peshëngritësi i ri shqiptar Ertjan Kofsha, gjithashtu nga Shtërmeni, ka marrë medaljen e bronzit në Kampionatin Botëror për të rinj, që u zhvillua në Spanjë.

Kofsha ngriti 161kg në shkëputje dhe zuri vendin e tretë, duke marrë medaljen e bronztë në një stil, ndërsa u rendit në vendin e 5-të në shtytje.

Në dygarësh Ertjan Kofsha ngriti në total 352kg, duke u renditur në vendin e pestë, jashtë zonës së medaljes, por gjithsesi arriti një rezultat që jep shpresë për një të ardhme të suksesshme.