EMRI/ U gjet i pajetë në banesë, identifikohet 68-vjeçari në Vlorë. Çfarë thotë policia

VLORË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të regjistruar mbrëmjen e sotme në Vlorë. Bashkim Durmishi 68-vjeçar është gjetur i vdekur në banesën e tij ndërsa nga këqyrja në momentin e parë nga punonjësit e policisë dështë konstatuar dëmtim në pjesën e nofullës.

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 19:02, në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, është gjetur pa shenja jete në banesën e tij shtetasi B.D., 68 vjeç.

Paraprakisht, dyshohet se 68-vjeçari ka pësuar arrest kardiak.

Trupi i 68-vjeçarit do të transportohet në morg për ekspertizë mjekoligjore, për të përcaktuar saktësisht shkaqet e dëmtimit të konstatuar në fytyrë dhe të vdekjes.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.