26-vjeçar Pajtim Bekteshi ka rënë në pranga në Elbasan, pasi tentoi t’i marrë me dhunë varësen e floririt një vajze 28 vjeçareje.
26 vjeçari e ndoqi vajzën teksa ajo vizitonte kishën në lagjen “Kala”.
Gjatë tentativës për ti marrë varësen, 26 vjeçari e ka dëmtuar vajzën. Shtetasi P.B që është arrestuar ishte me preçedentë të mëparshëm penal për vjedhje.
Njoftimi i policisë:
Tentoi t’i merrte me dhunë varësen e floririt, një 28-vjeçareje që po vizitonte kishën në lagjen “Kala” të qytetit, si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale nga shërbimet e Policisë, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 26-vjeçari.
26-vjeçari i arrestuar, i dënuar më parë për vjedhje dhe për krime kundër personit.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, pas marrjes së njoftimit se një shtetas kishte tentuar t’i merrte me dhunë varësen nga qafa, një shtetasje që po vizitonte kishën në lagjen “Kala” të qytetit, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Monumenti”, për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:
