EMRI/ Bie nga kati i tetë i pallatit, humb jetën tragjikisht 12-vjeçari shqiptar në Itali

ITALI- Një 12-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në Itali pasi ka rënë nga kati i tetë i një pallati. Sipas mediave të huaja, ngjarja e rëndë ndodhi në Bolonjë, ku i mituri Louis Pisha, ndodhej në tarracën e godinës së bashku me dy shokë të tij.

Sipas informacioneve paraprake, ai ka hipur mbi një dritare plastike në çati, e cila është thyer papritur, duke bërë që të rrëzohej nga lartësia. Fillimisht, 12-vjeçari ka mbetur i varur dhe shokët janë përpjekur ta ndihmojnë duke e kapur, por nuk kanë arritur ta shpëtojnë. Për pasojë, ai ka rënë nga kati i tetë dhe ka ndërruar jetë në vend.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës 118, policia dhe zjarrfikësit, por për fat të keq çdo përpjekje për ta mbajtur në jetë ka rezultuar e kotë. Policia vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë