Njëri prej viktimave të aksidentit tragjik në Itali, ku mjeti tip BMW mori flakë është me origjinë nga Lezha. Mësohet se bëhet fjalë për 23-vjeçarin Marin Kola, nga fshati Troshan.
Ky i fundit kishte shkuar gjatë ditëve të fundit në Itali, pasi pjesën më të madhe të kohës qëndronte në Shqipëri.
Aksident i rëndë në Itali, dy të rinj shqiptarë humbin jetën, në gjendje të rëndë i treti
Itali/ Përmbyset një makinë, humbin jetën dy shqiptarë. Në bagazh u gjetën pajisje për vjedhje
Aksidenti tragjik ku humbën jetën dy të rinj shqiptarë ndodhi në Via Casilina, mes Colleferro dhe Anagni, mbrëmjen e 16 Marsit.
Makina tip BMW e zezë, me të cilën po udhëtonin ka dalë nga rruga dhe më pas është përmbysur.
Njëri prej shqiptarëve ka mundur të dalë nga dritarja, kurse 23-vjeçari Kola dhe një tjetër kanë qenë brenda në mjet kur është përfshirë në flakë, e për pasojë kanë humbur jetën.














