(EMRAT+FOTO) Hapën zjarr ndaj makinës duke vrarë 5 vjeçarin, 4 shqiptarë në kërkim në Greqi

Policia greke ka shpallur në kërkim katër persona të komunitetit rom, të akuzuar për vrasjen e një fëmije 5-vjeçar dhe tentativën për vrasje të prindërve të tij.

Policia greke ka shpallur në kërkim katër persona të komunitetit rom, të akuzuar për vrasjen e një fëmije 5-vjeçar dhe tentativën për vrasje të prindërve të tij. Ngjarja tragjike ka ndodhur më 1 nëntor 2024, në zonën e Makropoulos, kur një grup personash ka qëlluar 15 herë me dy armë zjarri ndaj një automjeti që transportonte një çift bashkëshortësh dhe fëmijët e tyre.

Sipas hetimeve, dy persona kanë ndaluar një automjet paralel me “Peugeot”-in e familjes, nga ku kanë hapur zjarr, duke plagosur rëndë fëmijën 5-vjeçar, i cili ka ndërruar jetë pas marrjes së një plumbi në kokë. Familja ishte në udhëtim, dhe nëna ishte shtatzënë.

Autorët e dyshuar janë identifikuar si Agron Tahiri (48 vjeç), një rom shqiptar nga fshati Rom në Fier, dhe dy djemtë e tij me shtetësi greke, Evagjelo Zafiropoulo (28 vjeç) dhe Dhimitrio Zafiropoulo (25 vjeç), si dhe kushuriri i tyre Nektario Petropoulo (34 vjeç). Policia ka bërë të ditur se familja e fëmijës kishte pasur disa mosmarrëveshje me autorët lidhur me drogën, dhe ka pasur të paktën tre incidente të tjera të ngjashme në të kaluarën.

Ngjarja ka tronditur Greqinë dhe ka hapur hetime të thelluara për zbardhjen e motiveve dhe ndihmës që mund të kenë marrë autorët.