EMRAT/Aksident në aksin “Peqin-Elbasan”, plagosen tre persona të një familje

Aksident në aksin “Peqin-Elbasan”.

.Burime zyrtare bënë me dije se aksidenti në fshatin Bishqem.

Automjeti tip benz me drejtues 24 vjeçarin Ronaldo Shabani ka humbur kontrollin e automjetit pasi i është bllokuar drejtimi i lëvizjes nga një automjet tjetër.Për pasojë kanë mbetur të plagosur tre shtetas.

Në automjetin e shkatërruar nga aksidenti ndodheshin Rexhino Shabani, Alim Shabani dhe Adriatik Shabani.

Fatmirësisht të tre personat nga e njënjta familje ndodhen jashtë rrezikut për jetën.Ndërkohë policia po punon për të identifikuar automjetin që i bllokoi rrugën automjetit që drejtohej nga Ronaldo Shabani.