Elektriçisti bie nga shtylla e tensionit, niset me shpejtësi drejt spitalit të Traumës

TIRANË- Një elektriçist në Fushë Arrëz është rrëzuar mesditën e sotme nga një shtyllë e tensionit të ulët. Nga rrëzimi 54-vjeçari ka pësuar dëmtime dhe është nisur për për mjekim në spitalin e Taumës në Tiranë. Shkaku i rrëzimit të elektriçistit ende nuk dihet, por policia ka shkuar në vendngjarje.

Njoftimi i Policisë:

Fushë Arrëz/Informacion paraprak Rreth orës 12:10, në fshatin Trun, Fushë Arrëz shtetasi G. K., 54 vjeç( elektriçist), po bënte disa punime në rrjetin elektrik në një shtyllë të tensionit të ulët. Gjatë punës aksidentalisht shtylla është rrëzuar dhe shtetasi G.K, ka pësuar dëmtime. 54-vjeçari është dërguar për mjekim në spitalin e Taumës në Tiranë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.