Elbasani në fokus: Vjedhje, dhunë në familje, aksidente dhe zjarre – bilanci i policisë në 24 orët e fundit

Policia e Elbasanit ka ndërmarrë një sërë veprimesh gjatë ditës së djeshme, duke evidentuar raste të ndryshme që variojnë nga vjedhje e dhunë në familje, deri te aksidente rrugore dhe zjarre me pasoja materiale.

🔹 Vjedhje në qytet
Në Elbasan, një qytetar është arrestuar pasi dyshohet se vodhi një telefon celular. Hetimet janë në vijim për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

🔹 Në timon, të dehur
Dy shoferë, 34 dhe 49 vjeç, janë ndaluar në flagrancë nga policia, pasi drejtonin automjetet nën efektin e alkoolit.

🔹 Aksident me motor në Gramsh
Një 31-vjeçar humbi kontrollin e motomjetit në aksin “Gramsh–Skëndërbegas”, duke dalë nga rruga. Ai dhe pasagjeri mbetën të dëmtuar. I riu po trajtohet në spital, ndërsa pasagjeri është larguar në banesë pas ndihmës mjekësore.

🔹 Dhunë në familje – dy raste në Gramsh dhe Librazhd
Në Gramsh, një burrë 37 vjeç është proceduar për dhunë ndaj bashkëshortes. E njëjta situatë edhe në Librazhd, ku një 27-vjeçar u hetua për dhunë psikologjike ndaj gruas. Të dyja gratë janë pajisur me urdhër mbrojtjeje.

🔹 Konflikt për mjetet e punës
Një 55-vjeçar nga Librazhdi është shpallur në kërkim, pasi akuzohet se ka dëmtuar mjetet e punës së një 24-vjeçari gjatë një konflikti verbal.

🔹 Zjarre në fshatra
Në Kodër Bujaras, një shkëndijë elektrike dyshohet të ketë shkaktuar zjarr në kabinën elektrike të fshatit, duke djegur edhe një sipërfaqe toke përreth.
Ndërsa në Dëshiran, flakët përfshinë një automjet në lëvizje, me drejtues një 57-vjeçar. Për fat, pati vetëm dëme materiale.

📂 Të gjitha rastet janë referuar për hetim të mëtejshëm në Prokurorinë e Elbasanit.