Elbasani e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme duke mundur në shtëpi Korabin me rezultatin 2-1.
Sfida hapëse e javës së 17-të nisi mjaft mirë për miqtë, të cilët gjetën rrugën e rrjetës me anë të Kasallës në minutën e 31’, por 10 minuta më pas ishte Karakaçi ai që realizoi nga pika e bardhë e penalltisë.
Në minutën e 55’, i sapoardhuri Bledar Lila shënoi golin e përmbysjes dhe pikërisht ato që vlenin tre pikët, ndërsa gjërat u bënë më të vështira për miqtë në minutën e 81’ pas daljes me karton të kuq të Markut.
Kështu Elbasani ngjitet momentalisht në vendin e parë me 39 pikë, duke marshuar kështu drejt Superiores, ndërsa Korabi vazhdon të qëndrojë në vendin e gjashtë me 23 pikë.













