Elbasan: Tre të mitur procedohen për konflikt fizik në rrugë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori për tre shtetas të mitur (14, 15 dhe 16 vjeç), të dyshuar se janë konfliktuar fizikisht me një 15-vjeçar në lagjen “Çlirimi”. I riu, pas marrjes së ndihmës mjekësore, është larguar në banesë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme ligjore