Elbasan/ Tentoi të vidhte një automjet në lagje, arrestohet 56-vjeçari në flagrancë

Elbasan, 30 maj 2025 – Një 56-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Elbasanit, pasi u kap në flagrancë teksa tentonte të vidhte një automjet në lagjen “Beqir Dardha”.

Menjëherë pas njoftimit për një tentativë vjedhjeje të një automjeti tip “Mercedes Benz ML”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan ndërhynë në kohë reale në vendngjarje dhe arrestuan autorin e dyshuar, shtetasin Luan M., 56 vjeç, banues në Elbasan.

Gjatë kontrollit, u sekuestrua një send metalik, që dyshohet se është përdorur për të hapur derën e automjetit.

Policia po vijon hetimet për të zbuluar nëse i arrestuari ka qenë i përfshirë edhe në raste të tjera vjedhjesh. Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.