Elbasan – Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal ndaj shtetasit V. Zh., 42 vjeç.
Ai dyshohet se ka shpërndarë në rrjete sociale fotografi të një 36-vjeçareje, të shoqëruara me tekste fyese.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm.











