Elbasan, 10 Nëntor 2025 – Oficerët e Policisë Gjyqësore referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin:
E. M., 61 vjeç, pasi dyshohet se në gjendje të dehur ka prishur qetësinë publike, ka fyer punonjësit e Policisë në detyrë dhe nuk i është bindur urdhrit të tyre për t’u shoqëruar në komisariat.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan













