Elbasan, Shqipëri – 12 Shtator 2025
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori për dy shtetas:
S. H., 27 vjeç, i cili në rrugën “25 Nëntori” prishi qetësinë publike duke qarkulluar me automjet që shkaktonte zhurma.
L. Xh., 41 vjeç, i dyshuar për kanosje ndaj xhaxhait të tij, për motive pronësie.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprime të mëtejshme.
