Të paktën katër lote të rrugës Elbasan-Qafë Thanë janë sot në faza të ndryshme të ndërtimit teksa qeveria parashikon që të hapë tenderin për dy lotet e tjera 5 dhe 6 së shpejti. Gjatë një inspektimi në lotin 3 të punimeve zëvendëskryeministrja Belinda Balluku tha se kjo rrugë merr rëndësi të veçantë si pjesë e korridorit të VIII. Kreu i ARRSH konfirmoi se tashmë është dakordësuar pika ku do të përfundojë pjesa e rrugës në territorin Shqiptar dhe ku do ta marrë atë pala maqedonase. Gjatësia e tunelit është 5.8 kilometra i gjatë thuajse sa tuneli i Llogarsë.
“Ndodhemi sërish në korridorin 8 në segmentin e 3 të Elbasan-Qafë Thanë. Është pikëtakimi i dy segmenteve 2 dhe 3. Kemi nisur punën në segmentin 3 dhe 4 . Segmentet janë të fragmentuara për shkak të gjeologjisë. Jemi në një zonë tek Kthesa e Murrashit nga Labinot Fusha në drejtim të Librazhdit. Gjeologjia ka qëlluar e mirë por jemi terren kodrinor dhe nuk kemi komoditetin që kishim në 1-2 që ishte në shtratin e Lumit” tha Balluku.
Gjatë parashtrimit drejtori i ARRSH tha se aktualisht po o punohet me OSSH për spostimin e linjave të shpërndarjes për të hapur frontin e punës pasi janë disa prej tyre që ndodhen mbi trupin e rrugës. Ai nënvizoi se segmenti i dytë i rrugës është 3.2 kilometra me gjerësi 28 metra. Trupi i rrugës ka katër korsi dhe është një rrugë e kategorisë B dhe me shpejtësi 90kilometra në orë të lejuar por projektuar për 130 km. Në segmentin e tretë punimet nisën në dhjetor dhe është kryer një volum prej 5.5 për qind e totalit.
“ Ndërkohë që po ndërtojmë segmentin 1 dhe 2 të korridorit të 8 që nis nga Elbasani Qafë-Thanë kështu quhet projekti por do shkojmë në ndarjen e re që kemi dizajnuar dhe dakordësuar me Maqedoninë e Veriut pasi synimi është që të kemi një dalje të re që lidh vendet me një tunel dhe do jemi afërt Urës së Bushtricës. Kemi arritur një dakrodësi ku do përfundojmë ne dhe ku do ta marri ata. Kemi një tunel afërsisht me gjatësi 5.8 kilometra, i afrohet atij të Llogarasë dhe mendojmë që është pika më e mirë pasi shkurton 24 km rrugë dhe koston financiare” tha Berberi.
