ELBASAN – Procedime penale për disa raste dhune dhe konflikte mes të rinjve

Policia e Elbasanit ka referuar materialet në Prokurori për disa raste dhune të regjistruara së fundmi në qytet. Dy shtetas, 25 dhe 21 vjeç, dyshohet se kanë goditur me sende të forta dy vëllezër, për motive të dobëta. Në një rast tjetër, një 25-vjeçar është proceduar penalisht pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një bashkëmoshatari, gjithashtu për motive të dobëta. Ndërkohë, një 44-vjeçare po hetohet pasi dyshohet se ka hedhur gurë mbi çatinë e banesës së fqinjës së saj.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.