Elbasan, po lëvizte me ‘Lamborghini’ 200-mijë eurosh, policia ia sekuestron. Nis menjëherë hetimin pasuror

Policia e Elbasanit ka ndaluar një 36-vjeçar, dhe i ka sekuestruar mjetin luksoz me të cilin ai lëvizte.

Burime bëjnë me dije se mjeti në fjalë ‘Lamborghini’ kap një shifër blerje rreth 200 mijë euro.

Policia sakaq ka nisur hetimin pasuror për drejtuesin  e mjetit, shtetasin A.Ll.

Nuk ka indicie derimë tani që ai të jetë person me precedentë të mëparshëm penal.