Elbasan/Panairi mbaroi e ndërsa mbeturinat mbetën në shesh

Shija jo e mirë që la panairi “Nga toka jonë në sofrën tuaj” një ditë më pas. Fotot tregojnë gjendjen e sheshit ku u zhvillua panairi, duke krijuar një përshtypje jo të mirë tek qytetarët.

Qytetarët fotografuan situatën dhe publikuan imazhe nga hapësira publike pas përfundimit të aktivitetit, ku mbeturinat e mbetura në shesh krijojnë një pamje që nuk i shkon një qyteti pas një feste si Dita e Verës.

Mbeturinat nuk duhet të kishin vend në këtë hapësirë publike. Kjo tregon se kultura dhe edukata duhet të jenë realitet në çdo aktivitet publik përfshirë edhe bizneset pjesëmarrëse. Administrimi i qytetit nuk do të thotë vetëm organizim festash, por edhe përgjegjësi për pastrimin dhe higjienën e sheshit pasi aktiviteti përfundon.

Në fund të fundit, respekti për qytetin dhe për qytetarët matet edhe nga mënyra se si lihet një hapësirë publike pasi festa mbaron.