Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Elbasan, goditi një rast të ushtrimit të paligjshëm të lojërave të fatit, në një lokal.
Për këtë rast, u arrestua në flagrancë pronari i lokalit, shtetasi Sh. G., 43 vjeç, banues në Elbasan, dhe nisi procedimi penal për shtetasin G. A., 54 vjeç, klient në lokal.
Si rezultat i kontrolleve të kryera në këtë lokal, në lagjen “Emin Matraxhiu”, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Policisë goditën veprimtarinë e paligjshme dhe sekuestruan 2 celularë që përdoreshin për vënien e basteve sportive.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Handikapi në këtë rast qëndron në faktin se ligji për ushtrimin e lojrave të fatit është miratuar, por ende ka arrestime.
“Derisa të plotësohen kriteret e licencimit; derisa të licencohen kompanitë që do të ushtrojnë veprimtarinë e lojërave të fatit… nuk mund të themi se bastet sportive aktualisht janë të ligjshme”, tha Henri Telharaj, Këshilli Shqiptar për Problemet e Lojërave të Fatit.













