Elbasan/ Nis procedimi për babain që d*hunoi vajzën 7 vjeçe

Nis procedimi pë babain që dhunoi vajzën e tij 7 vjeçe në fshatin Gizavesh.

Seksioni për Hetimin e Krimeve i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. B., 46 vjeç, banues në fshatin Gizavesh, (me probleme të shëndetit mendor), pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij 7 vjeçe.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme.