Librazhd, 5 Nëntor 2025 – Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd kanë nisur procedimin penal ndaj:
M. V., 42 vjeç, i dyshuar për fyerje dhe kanosje ndaj një 43-vjeçari nëpërmjet thirrjeve telefonike;
L. Gj., 35 vjeç, i dyshuar për dëmtim të rrethimit të një sipërfaqe toke për shkak të konflikteve pronësore.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.













