Elbasan/ Nga arresti për trafik droge, deri te e mitura në timon, arrestime dhe procedime nga policia e qarkut Elbasan

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan ka vijuar me veprime të ndryshme procedurale në kuadër të luftës kundër paligjshmërisë, duke ekzekutuar një urdhër ndalimi dhe duke referuar disa raste të tjera në Prokurori.

🔹 Ndalim për llogari të vendimit të Gjykatës
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve kanë ekzekutuar urdhrin e Prokurorit për ndalimin e shtetasit I. K., 66 vjeç, banues në Elbasan, i cili më parë ndodhej në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Ndalimi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, me vendimin e datës 16.04.2025, e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 2 vjet e 5 muaj burgim.

🔹 Dhuna për motive të dobëta
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin B. M., 46 vjeç, i cili ka goditur me grushte shtetasin Sh. M., 60 vjeç, për motive të dobëta.

🔹 Ngjarje në qarkullimin rrugor
Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë referuar materialet në Prokurori për dy raste:

M. Xh., 58 vjeç, i cili dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit në aksin rrugor “Elbasan–Peqin”, duke dalë nga rruga. Si pasojë janë dëmtuar vetë drejtuesi dhe një pasagjere që ndodhej në automjet. Të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

H. K., 18 vjeçe, është kapur duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.

Të gjitha materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprime të mëtejshme.