Elbasan/Ndalim i një shtetasi të dënuar për drejtim të parregullt automjeti

Elbasan, 2 nëntor 2025 – Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan ndaluan shtetasin në kërkim R. T., 28 vjeç, pasi Gjykata e Elbasanit e kishte dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Nga dënimi i dhënë, shtetasit i mbeten për të vuajtur 1 muaj e 26 ditë burgim.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.