Aksident në Tregan të Elbasanit.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se një automjet tip autoveturë ka përplasur një këmbësor i cili po qarkullonte në rrugën rurale.
I plagosur ka mbetur një 55-vjeçar nga fshati Kyçyk, i cili është në gjendje të rëndë, për shkak të frakturave të pësuara nga aksidenti.
Për shërbim më të specializuar, ai u dërgua në Tiranë.
policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.
